-Kronikë

Aksident tragjik në Greqi, vdesin babë e bijë nga Shqipëria

               Publikuar në : 10:22 - 11/03/17 |
rel d

Një aksident tragjik në Rodos i ka marrë jetën dy shqiptarëve, babë e bij.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në mesnatë, shkruajnë mediat greke.

Sipas tyre, shqiptarët, ishin duke udhëtuar me një makinë “Ford” kur janë përplasur me një pemë. Viktimat janë të moshave 60 vjeç dhe 30 vjeçe, respektivisht babë e bij.

Të dy janë dërguar me urgjencë për në spital, por nuk kanë mundur që ti mbijetojnë plagëve të rënda.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia që ka nisur hetimet në lidhje me këtë përplasje fatale për dy shqiptarët

 

Pas