Aktualitet

Aksident tragjik, humb jetën 14-vjeçari në Krujë

               Publikuar në : 22:51 - 21/04/17 |
rel d

Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Krujë, ku si pasojë ka humbur jetën një 14-vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:30 në fshatin Bilaj.

Mësohet se adoleshenti Dorian Lata ishte duke ecur në rrugë në momentin kur është përplasur nga një motor.

Pasojat e përplasjes kanë qenë fatale për 14-vjeçarin, i cili nuk mundi t’i mbijetojë aksidentit.

Sakaq në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, dhe kanë ndaluar drejtuesin e motorit, shtetasi Pashk Paluka.

Pritet që hetimet të hedhin më shumë dritë mbi rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

 

Pas