-Kronikë, Kryesore

Aksident në Sarandë, makina hyn brenda dyqanit, plagosen dy persona

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në qytetin e Sarandës, kur një automjet ka dalë nga rruga duke përfunduar brenda një biznesi. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Turizëm-Kanali i Cukës, tek ish-Turizmi. Nga përplasja kanë mbetur të plagosur shoferi dhe një pasagjer. Drejtuesi i mjetit është bllokuar në makinë dhe është dashur ndërhyrja e policisë për nxjerrjen e tij.

Si pasojë ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i mjetit, i cili është dërguar me urgjencë në spital, ndërsa më lehtë është dëmtuar pasagjeri që uudhëtonte me të.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko