Aktualitet

Aksident në Korçë, makina bie nga ura, plagoset rëndë shoferi

               Publikuar në : 21:19 - 11/02/18 |
ri.de.

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Korçë, ku ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit 40 vjeç.

“40-vjeçari R.B. ka humbur kontrollin e automjetit të tij “Nissan” duke rënë nga ura e fshatit Polenë”, tha policia.

Menjeherë drejtuesi i mjetit është transportuar në spitalin e Korçës, ku po trajtohet për mjekimin e plagëve.

Njoftimi i policise

“Më datë 11.02.2018, jemi njoftuar se shtetasi R.B, rreth 40 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Nissan” me targa AA 025 GR, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka rënë nga ura në fshatin Polenë.

Për pasojë ka marrë dëmtime vetë drejtuesi i mjetit, i cili u transportua për në Spitalin e Korçës ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes,” shkruhet në njoftimin e policisë”.

Pas