Metro

Aida Shtino në zi, humb njeriun e afërt të familjes

               Publikuar në : 18:19 - 09/08/18 |
m.b

Ditë e trishtë sot për Aido Shtinon. Gazetarja e njohur shqiptare ka humbur sot njeriun më të dashur, babain e saj.

Burime për Gazeta Shqiptare kanë bërë të ditur se i ati i saj ka ndërruar jetë në moshën 87-vjeçare  për shkaqe natyrale.

Prezantuesja e cila u bë e njohur për emisionin e saj “Njerëz të humbur”, pas shkëputjes totalisht nga televizioni, një pjesë të madhe të kohës ia ka kushtuar familjes së saj, veçanërisht prindërve.

Por fatkeqësisht, babai i saj u nda sot nga jeta, duke lënë një boshllëk të madh te vajza e tij, bashkëshortja dhe të afërmit.

 

Pas