-Kronikë, Bota, Te Fundit

Afganistan, vriten 11 anëtarë të një familje

Njëmbëdhjetë veta të së njëjtës familje u vranë nga shpërthimi i bombës në provincën Logar të Afgansitanit.

Viktimat ishin rrugës për një dasmë, kur automjeti i tyre u godit nga një bombë e vendosur në anë të rrugës.

Pesë fëmijë, pesë gra dhe një burrë janë në mesin e të vrarëve, tha guvernatori i qarkut Agha, Nasir Amin, i cili konfirmoi se të gjitha viktimat janë pjesëtarë të një familjeje.

Sipas raportit të Kombeve të Bashkuara të publikuar në muajin shkurt, së paku 3,498 civilë janë vrarë në vitin 2016 në Afganistan, ndërsa 7,920 të tjerë janë plagosur.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko