InstaBIZ

Afërdita Dreshaj tregon arsyen pse nuk do të bëjë fëmijë për momentin

               Publikuar në : 16:18 - 11/01/19 |
el ida

Në 30 qershor të 2018-s, Afërdita Dreshaj i dha fund beqarisë, pas martesës me hokeistin çek, Jakub Kindl. Çifti zgjodhi të organizonte një dasmë luksoze të përbashkët me 160 të ftuar.

Dhe ndoshta të gjithë prej atij momenti prisnim që këngëtarja nga Kosova të thoshte se ishte shtatzënë.

Ajo është pyetur shpesh për faktin se kur do të bëhet nënë dhe Afërdita tashmë na dha përgjigjen më të sinqertë.

“Kur do të bëheni me bebe? Je shumë e bukur dhe dukeni të lezetshëm bashkë?”, u pyet Dreshaj nga një prej ndjekësëve.

“Kam marrë më shumë se 20 pyetje për këtë çështje. Ne absolutisht që i duam fëmijët, por po shijojmë njëri-tjetrin tani për tani”, iu përgjigj Afërdita.

Dhe ne mendojmë se kjo është mënyra e duhur për të nisur një martesë të lumtur!

Pas