-Kulturë

“A star is born” /Lady Gaga dhe Bladley Cooper, së bashku në filmin e ri

               Publikuar në : 10:55 - 09/06/18 |
rel d

Mbase askush nuk e kishte menduar, por Lady Gaga dhe ylli hollivudian Bradly Cooper interpetojnë së bashku në role proptagoniste në  filmin më të ri “A star is born”, ose “Një yll ka lindur”.

Drama është e njohur për publikun, pasi është versiosni i ri i filmit të realizuar në 1976 nga Barbra Streisand dhe Kris Kristofferson, i cili gjithashtu ishte vijim i atij të realuzar në 1954 dhe 1937.

Me regji nga vetë Cooper, filmi tregon historinë e dashurisë së dy muzikantëve, njëri me eksperiencë Jackson Maine interpretuar nga Bladley, dhe tjetra aspirante në kërkim të suksesit, Ally, interpretuar nga Gaga.

Por rolet përmbysen: fama e Ally vjen në rritje, kurse Jackson në rënië.

Për Gaga ky rol ishte një ëndërr e bërë realit dhe një nder i madh gjithashtu. Që pas publikimit të trailerit shumë kanë hedhur idene se filmi mund të jetë një kandidaturë për Oskar vitin tjetër.

Tv Klan

 

Pas