-Jetë dhe Stil

A mund të mbeteni shtatzënë gjatë ciklit menstrual?

               Publikuar në : 19:57 - 16/04/18 |
Gerta

A mund të mbetesh shtatzëne gjatë ciklit menstrual?? Kjo është pyetja që shumë partnerë i bëjnë njëri tjetrit dhe që nuk janë të sigurt asnjëherë për përgjigjen që marrin.

Nëse ke menstruacione ke më pak gjasa të mbetesh shtatzëne se sa kur je pa to.

Në disa teste të zhvilluara së fundmi të ashtuquajturat “ditët standarde” ku femrat kanë pasur seks të pambrojtur në kohë specifike gjatë ciklit të tyre, duke përfshirë këtu edhe kohën kur  ishin me perioda (menstruacione), ka rezultuar që një në katër femra kanë ngelur shtatzënë . Nëse vërtet nuk dëshiron të mbetesh shtatzënë atëherë duhet të bësh seks të mbrojtur përndryshe gjasat ekzistojnë se mund të mbeteni shtatzëne në cilëndo ditë të ciklit tuaj.

Përgjigjja e vërtetë merret me llogarinë e lehtë.

Në të vërtetë, dita e parë e menstruacioneve është edhe dita e parë e ciklit. Ovulacioni mund të ndodhë midis ditës së 11-të dhe të 21-të – atëherë vezorja liron qelizën vezore.

Mesatarisht, ditët efektive për mbetjen shtatzënë përfshijnë 5 deri në 7 ditë në muaj prandaj femra e cila ka cikël të rregullt çdo 28 deri në 30 ditë nuk mund të ngelet shtatzënë gjatë menstruacioneve.

Mirëpo, femrat me ciklin më të shkurtër mund të hyjnë në ovulacion para përfundimit të ciklit.

Për shembull, në një hulumtim, 10 për qind të femrave kanë qenë të frytshme që në ditën e gjashtë të ciklit./Opinion.al

Pas