-Politikë, Aktualitet, Te Fundit

A mund ta sjellë PD-në në pushtet Lulzim Basha? Ja si përgjigjet Berisha

Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, sonte, gjatë një interviste për “Syri.net”, ka deklaruar se Lulzim Basha ka gjithë potencialin dhe aftësinë për të përshtatur një model që nesër të sjellë demokratët në pushtet. Berisha tha se Basha nuk duhet të paragjykohet, realisht PD ka pësuar një humbje të hidhur, por ka aftësinë të ndryshojë.

Berisha: Unë nuk paragjykoj asnjë njëri. PD ka pësuar një humbje të hidhur, por unë besoj se Lulzim Basha ka të gjitha mundësitë të studiojë gjithçka për të fituar, solli këtë humbje, por duhet të përshtasë një model që çon drejt fitores. A e përjashtoj unë këtë mundësi të Lulzim Bashës, absolutisht që jo. Mundësia e ndryshimit është në dorën e tij.

 

 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko