A mban përgjegjësi ligjore për vdekjen e 17-vjeçarit, Ardit Gjoklaj? Ja si përgjigjet kryebashkiaku Veliaj – Opinion – Faqja Zyrtare
-U tha në Opinion, Aktualitet, Te Fundit

A mban përgjegjësi ligjore për vdekjen e 17-vjeçarit, Ardit Gjoklaj? Ja si përgjigjet kryebashkiaku Veliaj

veliaj

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, sonte, përgjatë intervistës me gazetarin Blendi Fevziu në emisionin Opinion, ka folur edhe për vdekjen e 17-vjeçarit Ardit Gjoklajt në landfilldin e Sharrës.

Veliaj u shpreh se nuk ka asnjë përgjegjësi në lidhje me vdekjen aksidentale të të riut, ndërsa u shpreh se ka qenë i hapur për çdo hetim rreth kësaj çështjeje.

Në momentin që flasim, Bashkia e Tiranës, u ka dhënë në dispozicion çdo dokument. Aksidente në kantier të Tiranës kemi gjatë gjithë kohës, nëse disa veta duan t’a përdorin politikisht edhe janë në atë fazë, patjetër mund t’a përdorin. Në dallim nga Lulzim Basha, unë nuk i bëj bish as prokurorisë, as gjykatës, as policisë dhe as hetuesisë”, tha Veliaj.

Kujtojmë se trupi i pajetë i 17-vjeçarit, Ardit Gjoklaj, banor i Kombinatit u gjet pasditen e 7 gushtit tek Landfilldi i Sharrës, në grumbullin e mbeturinave. Viktima ishte punonjës sezonal në landfill, i pa regjistruar dhe dyshohet se është aksidentuar për vdekje nga një mjet tip “Eskavator me kova”, gjatë punës.

Shiko videon: 

 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko