-U tha në Opinion

A ka të drejtë Meta të mosdekretojë një ministër? Ja si përgjigjet Basha


               Publikuar në : 21:28 - 10/01/19 |
rel d

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i pyetur nga gazetarët nëse ka të drejtë Presidenti i Republikës për t’u shndërruar në aktor kyç në ndërtimin e qeverisë, është shprehur se kjo është një çështje që i përket Gjykatës Kushtetuese dhe kushdo që i përgjigjet kësaj pyetje, veçse spekulon.

A ka të drejtë Presidenti të bëhet aktor në ndërtimin e qeverisë?

Meqë e nisim më këtë rast, dua të shpreh bindjen se kandidatura e Cakës nuk është e përshtatmë për atë post.

Çështja më e rëndësishme nuk është standardi që vendos Presidenti, por për standardin që vendos Kryeministri.

Ka të drejtë apo jo të mosdekretojë një ministër?

E para e punës është një pyetje se çdo kush që i përgjigjet përveç Gjykatën Kushtetuese , spekulon.

Ju si jurist çfarë mendimi keni?

Si jurist papërgjegjshmëria juridike ku me ministrin e parë u dërgua një ushtarak për tu bërë ministër, është thelluar.

A është ky një vendim që vjen se Caka është shqiptar i Kosovës?

Jo nuk është kjo, por duhet të pyesni Presidentin. Por të qëndrojmë tek marrja e certifikatës së sigurisë, pasi DSIK ja ka dhënë për 24 orë. Kjo nuk mund të bëhet pa një urdhër politikë, pasi DSIK nuk mund të japë një certifikatë për 24 orë.

 

Pas