-Teknologji, Metro

A jeni gati për njëqind emoji të rinj ?

Sipas njoftimit që ka bërë të mërkurën ‘Unicode Consortium’ një organizatë jofitimprurëse që përcakton standardin global për emoji, njoftoi se 157 opsione të reja emoji do të vijnë shumë shpejt këtë vit.

Koleksioni i fundit përfshin një kek të vockël, gaforre, flamur piratë dhe fytyra me shprehje të buzëqeshura.

Fytyrat më të bujshme të buzëqeshjeve do të jenë një “fytyrë e ftohtë”, një fytyrë për t’u ngrënë dhe një emoji “i zymtë”.

Së shpejti, emoji do të ketë një shumëllojshmëri ‘hairstyles’ të reja, të tilla si kaçurrel apo tullac, dhe më shumë ngjyra të flokëve si të kuqe dhe të bardhë.
Gjithashtu do të ketë edhe më shumë kafshë, të tilla si kangur, llama, mjellmë dhe mushkonjë.

Pasi ‘Unicode’ krijoi këto emoji, Apple dhe Android po punojnë që ti përshtasin për platformat e tyre, prandaj një emoji në IPhone duket ndryshe nga një emoji në Android.
Këta emoji të rinj priten të shfaqen në muajin Gusht ose Shtator, kur platformat Apple dhe Android të kenë prezantuar versionet e tyre të reja për IOS dhe Android.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko