Komente

A janë Emirates dhe Etihad drejt një shkrirje të mundshme?

               Publikuar në : 14:13 - 30/09/18 |
el ena

Linja ajrore do të shndërrohej në transportuesin më të madh në botë, por arritja e marrëveshjes nuk do të jetë e lehtë.

Industria e aviacionit krijon shumë zhurmë kur vjen puna te shkrirjet dhe bashkëpunimet e mundshme. Në 20 shtator Bloomberg, një agjenci lajmesh, raportoi se Emirates Airlines i Dubait po shqyrton të marrë Etihad-in. Etihad është linja ajrore e Abu Dhabi-t. Nëse kjo shkrirje do të bëhej realitet, ky do të ishte grupi më i madh në botë i linjave ajrore. Marrja e Etihad nga Emirates është më se e mundshme në teori.  Harta ajrore e të dyja linjave përputhet dhe aeroportet e tyre janë vetëm një orë larg njëra tjetrës. Financat e Etihad janë depërtuar në vitet e fundit, duke e bërë atë një objektiv të qartë për Emirates. Por sfida logjistike e një bashkëpunimi të tillë dhe ndjeshmëritë politike të rajonit e bëjnë këtë marrëveshje të pasigurtë.

Emirates u rrit në influencë krahasimisht me pozicionin e saj në vitet 1980. Nga një kompani e vogël ajo u bë linja më e madhe ajrore sipas kilometrave të pasagjerëve  ndërkombëtarë. Në vitin 2003, Abu Dhabi vendosi të ngrinte linjën e vet transportuese, Etihad. Me këtë lëvizje u përpoq të rivalizonte suksesin e Emirates. Por çmimi i ulët i karburantit, paqëndrueshmëria politike e rajonit dhe rregullat e ashpra të Amerikës mbi fluturimet nga Lindja e Mesme e goditën kërkesën për fluturime.

Në 2016-ën Etihad humbi 1.87 miliard dollarë, dhe në 2017-ën 1.52 miliard. Strategjia e saj për të blerë aksionet e minoriteteve me linja të tjera ajrore për të zgjidhur trafikun përmes Abu Dhabi-t u plandos nga Air Berlin i Gjermanisë dhe Alitalia e Italisë që shpërthyen vitin që shkoi. Linja ajrore ka filluar të shkurtojë  rrugët për të mbuluar kostot, po Fitch, një agjenci e vlerësimit të kredive, parashikon që do të mbetet e kuqe të paktën deri në vitin 2022.

Nëse Emirates dhe Etihad do të shkriheshin…

Një shkrirje me Emirates do e ndihmonte me siguri Etihad-in të dilte nga rrëmuja financiare. Gjithashtu do e ndihmonte për të ulur kostot. Ajo po ndjek edhe një bashkëpunim akoma më të madh me FlyDubai, një linjë ajrore me kosto të ulët me qendër në Dubai, për ta arritur këtë. Por Sir Tim Clark, president i Emirateve, është i vetëdijshëm për rreziqet që do të shkaktonin marrja e detyrimeve të Etihadit. Të ardhurat e ulëta të naftës në vitet e fundit kanë vënë presion të madh ndaj Emirateve për të paguar dividentë për qeverinë e Dubait.

Pengesat

Megjithatë, ekziston një pengesë e madhe në rrugën drejt një marrëveshjeje: politika. Të dyja linjat ajrore janë marka të njohura për emiratet përkatëse. Familja Al Nahyan e Abu Dhabit, që përdori pasurinë e naftës për të shpëtuar qeverinë e Dubait në vitin 2008, me siguri do të donte të shmangte humbjen. Kjo do të kërkonte marrëveshje delikate, ndoshta duke ruajtur të dyja markat për pak kohë. Çështja se sa do të vazhdojnë fluturimet në Abu Dhabi është gjithashtu një subjekt i prekshëm për qeverinë.

Një model shpërndarjeje i dyfishtë nuk do të ishte i padëgjuar – ka funksionuar për Air France-KLM në Paris dhe Amsterdam. Por me ngritjen e qendrave të reja shpërndarëse në rajon (aeroporti i Stambollit i cili hapet me 29 tetor, mendohet të jetë më i madhe dhe më mbresëlënësi në botë), mund të ushtrohet presioni për t’i kanalizuar investimet vetëm në njërën nga markat. Aeroporti Qendror Botëror i Dubait, që po zgjerohet dhe gjendet afër kufirit mes dy emiratëve, mund të jetë një opsion.

Asnjë nga presidentët e kompanive ajrore nuk e ka konfirmuar shkrirjen. Çfarëdo lloj negociate në të ardhmen do të zgjasë dhe do të jetë e vështirë. Por në cilëndo bashkëpunimi të mundshëm, Emirates do të jetë dominues. Etihad-it do t’i duhet më pas të jetonte me moton e saj: “Fluturimi i riimagjinuar”./Përshtati: Elena Lika – Opinion.al

Pas