Aktualitet, Kryesore

A është ndaluar dëshmitari që denoncoi vëllain e Xhafës? Manjani: Autogol spektakolar!

Albert Veliu, 51 vjeç nga Vlora doli sot publikisht dhe tregoi se është ai personi që bashkëbisedon me Agron Xhafën në audio-përgjimin e publikuar nga PD-ja. Ai tha se e njihte Agron Xhafën prej 20 vitesh dhe se kishin punuar bashkë në trafikun e drogës në vitet 2000. Po kështu ai tha se kur është arrestuar nga policia italiane, Agron Xhafaj nuk ka shkuar ta takojë, madje nuk i ka çuar asnjë paketë cigare në qeli.
Po kështu, ai denoncoi me zë dhe me figurë se i kishte shkuar Agron Xhafës sërish për një ngarkesë hashash 5 muaj më parë dhe ai e kishte orientuar të shkonte tek Ermali…

Pas kësaj dëshmie, në media u shkruajt se Albert Veliu është ndaluar nga policia. Këtë e thotë edhe ish-ministri Ylli Manjani. Opinion.al pyeti policinë e shtetit dhe tha se “Jo, ky shtetas nuk është ndaluar, të paktën deri më tani (ora 16:00)”.

Ndërkohë, Manjani shkruan se “Policia ka gjetur dhe ndaluar personin që ishte “bashkëpunëtori X”, në realizimin e audio-videos”.

Sipas tij, “kjo do të thotë se: Policia pranon se ai takim ka ndodhur. Pra audio dhe video shprehin një fakt që ka ndodhur. “Bashkepunëtorin X” ata e kanë zbuluar ose nga video ( që do të thotë se qenka autentike); ose nga bashkëbiseduesi (që do të thotë se takimi ka ndodhur). Ndryshe skishte se si ta merrte vesh emrin e bashkepunëtorit. Pra policia pranon se ky takim ka ndodhur, është real dhe se audio-video shpreh një ngjarje të vërtetë! Kjo e nxjerr edhe më zbuluar sesa dje Kryeministrin! Autogol spektakolar!”, shkruan Manjani në facebook.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko