Komente

A është ky fundi i Trump? Nga letra anonime e deri te libri i ri që do i shkatërrojë reputacionin

               Publikuar në : 10:21 - 09/09/18 |
m.b

Ka qenë një javë me trazira për Shtëpinë e Bardhë të Donald Trump. Presidenti është vazhdimisht në Twitter duke iu kundërpërgjigjur mbulimit negativ të lidershipit të tij.

Kjo javë mendohej të ishte e gjitha për seancën dëgjimore të Brett Kavanaugh, por në fakt të tjera akuza u ngritën ndaj qeverisjes së tij ditët në vazhdim. Një libër i ri i titulluar “Fear” (Frikë) nga Bob Woodward mendohet të jetë “Zjarr dhe Tërbim”-i i rradhës. Për t’i vënë kapakun, një editorial anonim i publikuar në prestigjozen New York Times, thoshte se ishte shkruar nga një anëtar i administratës së Trump, dhe zbulonte se stafi nuk i bindet më urdhrave të shefit për të mbrojtur shtetit.

Këto janë ngjarjet e javës që lidhen me Trump:

  1. Gjatë takimit me Putin, ai “aprovoi…”

Trump ende po hetohet për fushatën zgjedhore të vitit 2016 ku ai akuzohet se ka bashkëpunuar me rusët dhe kjo i solli fitoren përballë Hillary Clinton. Të hënën u raportua se Trump dhe Putin janë takuar gjatë fushatës zgjedhore në vitin 2016. Ish këshilltari i Trump, George Papadopoulos, i cili u shpall fajtor sepse gënjeu që nuk kishte kontakte me Rusinë, tha se “Trump e aprovoi sugjerimin” gjatë takimit në 2016.

  1. Mbështetësit e Presidentit shkatërrojnë veshjet sportive Nike pasi Colin Kaepernick u zbulua si imazh i firmës

Pati një feedback të dhunshëm vendimi i Nike për të përdorur si imazh yllin e futbollit amerikan, Colin Kaepernick. Ky i fundit ka drejtuar një protestë të madhe kundër qeverisjes së Trump. Menjëherë pasi futbollisti u shfaq në reklame me sloganin “Beso në diçka. Edhe nëse do të thotë të sakrifikosh gjithçka,” mbështetësit filluan të digjnin atletet dhe rrobat në shenjë proteste.

  1. Rrjedh përmbajtja e librit të Bob Woodward, “Fear”, për presidencën e Trump

Trump është përballur me një libër të zhurmshmëm më parë. Nëse nuk iu kujtohet, bëhet fjalë për “Fire and Fury,” (Zjarr dhe Tërbim) të Michael Wolf. Por ndryshe nga libri i parë kritik i Trump, ky i dyti mbështetet nga fakti se autori, Woodward, ka një reputacion të shkëlqyer për përshkrime të sakta të presidentëve të tjerë.

  1. I zgjedhuri i presidentit për Gjyqin Suprem refuzon të takojë babain e një viktime të masakrës me armë në Parkland

Trump gaboi kur zgjodhi Brett Kavanaugh ta përfaqësojë në seancën dëgjimore të Gjyqit Suprem. Kjo sfidë nuk do të ishte e lehtë gjithsesi, por Kavanaugh i bëri gjërat më të vështira kur refuzoi të përshëndesë babain e një viktime të masakrës me armë në Parkland.

  1. Mueller pranon edhe dëshmi të shkruar me dorë nga Trump, përsa i përket akuzave të zgjedhjeve të vitit 2016

Këshilli Special i kryesuar nga Rober Mueller do të pranojë dëshmi të shkruar me dorë nga Trump për sa i përket akuzave të bashkëpunimit me rusët gjatë fushatës elektorale. Oferta e Mueller i erdhi në dorë avokatëve të Trump të premten, siç raportohet nga New York Times.

Në librin “Fear” të Bob Woodward i cili pritet të dalë së shpejti, shkruhet se Trump u parajamërua: “Mos dëshmo. Ose kjo, ose burgun.”

  1. Stafi i Trump mendon se ai është një “idiot” me trurin e një 11 vjeçari

Kjo është vetëm një nga skandalet për të cilat flet libri “Fear”. Autori Bob Woodward shkruan se Sekretari i Mbrojtjes James Mattis ka thënë se Trump ka “arsyetimin e një fëmije në klasë të 5-të”. Libri pritet të dalë në treg së shpejti.

  1. Editoriali anonim nga një zyrtar i administratës së Trump zbulon përpjekjet për ta ndalur Presidentin të dëmtojë Amerikën

Mbi Donald Trump ka vërshuar një lumë kritikash pasi një nga zyrtarët e lartë të administratës së tij shkruajti anonimisht për kaosin në Shtëpinë e Bardhë. Editoriali u publikua nga New York Times nga një autor që identifikohej si “zyrtar i lartë i administratës”.

Në letrën e titulluar “Unë Jam Pjesë e Rezistencës Brenda Administratës Trump”, autori shkruan se Trump po “e teston presidencën e tij, ndryshe nga lidërt e tjerë modern amerikanë.” Ndër të tjera shkruhej edhe se ekzekutivët nuk i binden më urdhrave të shefit të tyre, duke ngjallur një tjetër lumë spekulimesh që vetë skuadra e Trump po përgatit një grusht shteti për ta hedhur poshtë.

  1. FJALA e përdorur në editorial që mund të zbulojë autorin

Shkrumi anonim ka zbuluar paksa seksin, moshën apo rolin brenda administratës. Shumë ngritën pikëpyetjet nëse ai punonte në Shtëpinë e Bardhë apo në agjenci federale. Sidoqoftë, sy shqiponjat kanë spekuluar se përdorimi i një fjale të vetme mund të jetë tregues se kush është autori i letrës. Në fund të aditorialit, si tibut ndaj John McCain, autori e përshkruan senatorin i cili ndërroi jetë muajin që shkoi, si “udhëheqësi”. Personi i dyshuar e ka mohuar autorësinë e letrës./Përgatiti: E. Lika/Opinion.al/Burimi: Mirror Online

 

 

Pas