Metro, Te Fundit, Të Gjitha

A e dini cilat janë makinat më të shitura sot?

Volksëagen është rrëzuar nga froni. Ajo nuk është më makina më e shitur në botë. Në fron janë ngjitur Renault -Nissan.

Kjo është hera e parë, që koalicioni franko-japonez i prodhuesve të makinave, që përfshin edhe anëtarin më të ri, Mitsubishi, kryeson renditjen në shitjet globale.
Referuar shithjeve për 6-mujorin e parë të vitit (janar-qershor 2017), Renault-Nissan kanë shitur 5.268.079 automjete. Kjo shifër e lë pas atë prej 5.155.591 automjetesh të shitura nga Volksëagen në të njëjtën periudhë, pasuar nga Toyota në vendin e tretë me 5.129.000.

Renault-Nissan është ndihmuar në shitje edhe nga Mitsubishi, që iu bashkua aleancës në tetor të vitit 2016. Marka japoneze, që në tregjet amerikane dhe ato kineze është më e shitura, ka kontribuar me rreth 500 mijë automjete të shitura në shifrën totale të grupit.

E ndërsa Volksëagen ishte prapa në shitjet gjashtëmujore, sidoqoftë do të jetë në gjendje të pretendojë fronin për shitjet vjetore. Volksëagen rrëzoi nga froni Toyotën në vitin 2016, pas 4 vitesh radhazi dominimi të kompanisë japoneze.

“General Motors” e ka fituar titullin ndërkohë në vitin 2011. Lajmi vjen ndërsa Volksëagen, që është kompania mëmë për Audin dhe Porschen, përballet me telashe në biznes. Ajo ka pranuar të paguajë miliarda dollarë gjoba dhe është shpallur fajtore për akuza kriminale në SHBA, pas skandalit në lidhje me emetimet.

Por, javën e kaluar, Audi tha se do të modifikojë 850 mijë makina “Diesel” për të përmirësuar emetimet. Të enjten e javës kaluar, Gjermania tërhoqi dhjetëra e mijëra Porsche, pasi zbuloi se ato ishin të pajisura me një mekanizëm të paautorizuar.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko