Aktualitet

A do ta ulë hundën Rama apo do drejtojë me Cakën zv/ministër?

               Publikuar në : 16:29 - 11/01/19 |
ri.de.

Tashmë që Meta nuk e dekretoi ministrin e Jashtëm të propozuar nga Kryeministri, z.Gent Cakaj, mbete për tu parë plani B i kryeministrit. Dy janë alternativat: Dorëheqja e z. Bushati dhe drejtimi i ministrisë së Jashtme nga zv/ministri Cakaj ose propozimi I një emri të ri për këtë dikaster. Sipas gazetarit, Mentor Kikia ky varianti i dytë në opinionin publik do të përkthehej si “ulje hunde” nga ana e Kryeministrit.

Kikia për ABCNEWS: “Pas shkarkimit, në protestat e studentëve u duk një meme ku studentët thonin “duam Linditën prapë”. Kjo ishte ironi për të treguar që zgjedhjet e reja ishin më të këqija. Për mendimin tim Bushati ka qenë një Ministër i mirë i Jashtëm. Me gjithë kontestimet me marrëveshjen me Greqinë ka qenë një nga ministrat që i ka avancuar negociatat. Ajo që duhte të pranojmë është që ndryshe nga Ministrja e Arsimit që u hoq për të kompensuar protestën, Ministri i Infrastrukuturës për problemet me tenderat, ministri i Jashtëm nuk kishte arsye për t’u hequr. Këtu duket që emërimi i Cakajt është një sponsorizim.

Emri që e ka këshilluar dhe mbrojtur fort është këshilltari i Ramës, Baton Haxhiu, por se cila është prapavija se pse duhej krijuar kjo centrifugë politike është e paqartë. Mesa di unë Bushati nuk do ikte, por Bushati është lëvizur sepse duhej t’i hapej rruga Cakajt.

Meta ka argumentuar përvojën dhe mungesa e përvojës për një njeri që nesër do duhet të ulet me kolegun grek është një barrë që në njeri mund të ndihet. Argumenti i Ramës që është i zgjuar nuk është me vlerë në këtë rast. Meta është duke luajtur me argumente kushtetuese. Rama nuk e dimë çfarë argumentash i ka dërguar Metës në atë që e quajti paketa e argumenteve”.

Pas