InstaBIZ

A do martohej me Shpat Kasapin? Ja si përgjigjet Afërdita Dreshaj

Të gjithë pothuajse e mbajmë mend raportin e para disa viteve qe Afërdita Dreshaj kishte me këngëtarin Shpat Kasapi, lidhje kjo goxha e përfolur në botën e showbizz-it.

Tashmë bukuroshja e showbizz-it po shijon muajin e mjaltit në destinacione ekzotike së bashku me partnerin e saj, hokeistin Jakup Kindl.

Ndonëse së fundmi në Instagram është bërë goxha popullor fakti i krijimit të polleve ku fansat mund të bëjnë pyetje rreth jush edhe Afërdita e ka bërë një të tillë.

Ndër pyetjet e shumta që i kanë bërë fansat ishte dhe një goxha pikante ku dikush e pyeste: “A do ta pranoje Shpat Kasapin për burrë?”.

Afërditës mesa duket i kanë shteruar ndjenjat për ish-in e saj dhe është mëse normale që përgjigja që kanë dhënë ylli i showbizz-it të ishte e pritshme.

“Joooo”, ka shkruar Afërdita në përgjigjen e saj për këtë pyetje.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko