Metro

69-vjeçari ndihet 20 vite më i ri, hap gjyq me shtetin për arsyen absurde

               Publikuar në : 15:41 - 08/11/18 |
el ida

Një burrë 69-vjeçar nga Hollanda që punon si “guru pozitiviteti” thotë se nuk identifikohet me moshën e tij dhe si rrjedhim, nisi një betejë ligjore që të identifikohet dhe njihet si 20 vite më i ri. Sipas tij, njerëzit po e diskriminojnë në Tinder, thjesht në bazë të moshës.

Emile Ratelband tha në një gjykatë në Hollandë se nuk ndihet “rehat” me ditëlindjen e tij. Dhe kërkon ta ndryshojë, në të njëjtën mënyrë që personat transgjinorë ndryshojnë gjininë.

Ratelband tha se mosha e tij zyrtare, që nuk përkon me atë emocionale, e pengon të gjejë punë dhe më e rëndësishmja, të gjejë dashurinë. Ai kërkon që ditëlindja e tij të ndryshohet nga 11 mars 1949 në 11 mars 1969.

“Kur jam 69 vjeç, jam i limituar. Nëse jam 49, mund të blej një shtëpi të re, një makinë tjetër,” tha ai. “Mund të punoj më shumë. Kur futem në Tinder dhe them që jam 69 vjeç, s’më përgjigjet kush. Kur jam 49, sidomos me fytyrën që kam, gjendem në një pozicion luksi.”

Mjekët i kanë thënë që ka trupin e një 45-vjeçari dhe prej kësaj, Ratelband e përshkruajti veten si “një Zot i ri”.

Gjykatësi tha se ndryshimi i gjinisë parashikohet në ligj. “Bie dakord me ty: shumë vite më parë mendonim se kjo ishte e pamundur,” iu përgjigj Ratelband. Më pas, gjykatësi e pyeti si do të ndiheshin prindërit e tij, nëse do t’i fshinin 20 vite nga jeta.

Ratelband, folës motivues dhe trajnier në programim neurolinguistik, tha se prindërit i kanë vdekur. Gjithashtu, tha se heq dorë nga pensioni, për të vërtetuar se ndryshimi i moshës nuk do të ketë pasoja të paparashikuara.

Në fund të seancës 45-minutëshe, Ratelband tha se “është çështje vullneti në fund të fundit.” Ndërsa avokati i tij, u shpreh optimist dhe tha se janë ditë të arta për ndryshimin ligjor të moshës./RevistaAnabel

Pas