Metro

500 euro për komshinjtë sa herë bëjnë zhurmë, vendimi drastik i gjykatës

               Publikuar në : 13:08 - 11/10/18 |
el ida

Duket e çuditshme, por një çift grek me banim në Athinë duhet t’i paguajë komshiut që jeton një kat poshtë tyre plot 500 euro. Kjo sa herë që dy vajzat e tyre të mitura bëjnë zhurmë në shtëpi.

Krahas kësaj, ata duhet të paguajnë një kompensim të dëmit moral prej 60 000 eurosh. Gjoba është vendosur për zhurmën e bërë deri në momentin kur çështja shkoi në gjykatë.

E gjithë kjo ka ardhur pasi komshiu një kat poshtë tyre është ankuar në gjykatë se vajzat e çiftit bëjnë mjaft zhurmë teksa luajnë në shtëpi duke i prishur qetësinë.

“Unë kam dy vajza të vogla dhe ato bëjnë zhurmë. Por jo që të shkaktojë një vendim kaq ekstrem të gjykatës. Komshiu poshtë nuk ka punë tjetër dhe tashmë po merret me ne. Një herë, teksa vajzat po luanin ai i ra tavanit aq fortë nga poshtë sa menduam se ra tërmet. Vajzat u tmerruan dhe u futën poshtë krevatit”, tha nëna e vajzave për mediat greke.

“U detyruam të shesin shtëpinë sepse gjykata vendosi që të paguajmë 500 euro sa herë komshiu ankohet se vajzat bëjnë zhurmë. Si edhe 60 000 euro kompensim të dëmit moral”, vijoi ajo.

Pas