-Shëndeti

5 arsyet pse ndiheni të fryrë dhe keni më shumë gazra se zakonisht

               Publikuar në : 13:30 - 27/05/18 |
m.b

Argëtuese, e shpifur apo pretendoni sikur nuk e bëni kurrë; sido që ta konsideroni lëshimin e gazrave është një funksion trupor që e performojnë të gjithë. Mesatarisht trupi i njeriut prodhon gjysëm litri gazra në ditë. Në ditë të shëndetshme, ne lëshojmë gazra pesë deri në pesëmbëdhjetë në ditë. Por ka raste që kjo normë tejkalohet. Më poshtë mund të lexoni arsye pse:

Udhëtimet me avion

E keni vënë re që kur fluturoni me avion krijohet një diskomfort (për të cilin askush nuk flet)? Arsyeja është sepse në lartësi të mëdha, gazrat që prodhon zorra e trashë “zgjerohen”. Kjo çon në fryrje dhe nevojë për t’i nxjerrë jashtë këto gazra.

Ushqimi i shëndetshëm

Jo i gjithë ushqimi që hamë tretet. Ajo që nuk procesohet në zorrën e hollë, përpunohet në zorrën e trashë. Për fat të keq, gazrat me aromën më të keqe i kemi falë ushqimeve më të shëndetshme. Frutat, perimet, drithërat dhe agrumet; të gjitha grumbullojnë aromë të keqe. Qepët, brokoli, lakra dhe lulelakra si dhe lakra e kuqe përmbajnë një karbohidrat që quhet rafinosë, të cilin stomaku dhe zorra e hollë nuk e tresin dot.

Shumë ajër

Gazrat prodhohen në dy mënyra: njëri vjen nga zorra e trashë dhe tjetra është ajri që gëlltisim. Ne gëlltisim ajër kur flasim, ushqehemi me nxitim apo pimë lëngje. Ajri që nuk del nëpërmjet gromsirës kalon poshtë në zorrën e trashë. Fatmirësisht këto janë pa aromë.

Përthithja

E meqë po flisnim për aromën, gazrat “e heshtura por vdekjeprurëse” siç quhen rëndomë, vijnë si pasojë e paaftësisë së trupit tonë për të përthithur disa elementë ushqyes. Ne reagojmë ndryshe nga ushqimet e ndryshme, por më të zakonshmet vijnë nga laktoza dhe sheqernat e karbohidrateve.

Diçka më serioze

Cilësia dhe sasia e gazrave mund të ndryshojë edhe nga diarreja, kapsllëku apo gjendje të tjera më serioze si mungesa e tolerancës ndaj glutenit. Në të tilla raste është mirë të konsultoheni me mjekun./Opinion.al

Pas