Bota

44-vjeçarja që peshon 136 kg, mbyt të dashurin duke i hipur sipër

               Publikuar në : 15:07 - 04/12/18 |
el ida

Një 44-vjeçare nga Pensilvania, që peshon rreth 136 kg, i ka marrë jetën të dashurit të saj duke i hipur sipër.

Windi Thomas, e sulmoi të dashurin e saj, Keeno Butler me thikë dhe me një këmbë tavoline pas një sherri që nisi në shtëpinë e tyre në Pensilvani në mars të këtij viti.

Ndërsa sherri përkeqësohej ajo u ul sipër gjoksit të Keeno-s. Ai peshonte vetëm 54 kg, ndaj Windi e shtypi 44-vjeçarin për vdekje. Thuhet se Thomas kishte probleme me alkoolin.

Tashmë ajo po kërkon që të dënohet për vrasje të shkallës së tretë. Me një dënim të  parashikuar prej 18-36 vite burg.

Dyshja kishte rreth dy vite që dilnin bashkë. Por thuhet se lidhja e tyre ishte e mbushur me konflikte dhe trazira.

Pas