Kronikë

40 forca policie në ndjekje, kapet autori i masakrës në Mat

               Publikuar në : 16:29 - 11/10/18 |
ri.de.

Policia ka vënë në pranga autorin e masakrës me 1 të vrarë e tre të plagosur në Mat.Ne njoftim thuhet se”si rezultat i një pune të mirë organizuar Policia e Matit në bashkëpunim me Strukturat e D.V.P. Dibër, si rezultat i ndjekjes kap dhe arreston autorin e dyshuar i cili qëlloi me armë drejt disa personave ku si pasojë mbeti i vrar një shtetas dhe u plagosen 3 të tjerë. Autori i dyshuar Kujtim Koxha, banues në Shëlli Mat, u kap rreth një orë larg vendngjarjes në një urë në Burgajet. Për kapjen e tij u vunë në ndjekje 40 forca policie”.

Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Shëlli në Macukull të Matit. Koxha ka debatuar me punonjesit e Bashkise që po hapnin rrugën dhe disa minuta me vonë, kur ato ishin ulur për të drekuar ka shkuar dhe ka qëlluar me breshëri plumbash.

Për pasojë humbi jetën Mentor Hoxha dhe u plagosën Hamit Buci, Erzen Aliaj dhe Astrit Hani.

*Pamjet e vendit te ngjarjes:

Pas