-Destinacione, -Turizëm, Travel

4 hotele të lira mbi ujë nga ku mund të bëni fotot më të bukura për Instagram!

Imagjinoni veten tuaj në një parajsë private teksa flini gjumë por ndërkohë dëgjoni edhe tingujt e këndshëm të ujit që lëviz. Kjo nuk është një fantazi, por realiteti i disa hoteleve mbi ujë nga ku mund të shkrepni fotgrafitë më të bukura për Instagram, dhe nuk janë as të shtrenjta! Ah, edhe diçka tjetër: ndodhen të gjitha në Europë. Hidhini një sy dhe na falenderoni më vonë.

Arkabarka – Beograd, Serbi

E vendosur në Parkun e Miqësisë, në brigjet e Danubit, ky hostel  me çmim shumë të lirë është e rrethuar nga bukuria natyrore dhe lokacione të tjera që mund të vizitoni. Muzeu i Artit Kontemporan është aty pranë dhe qendra e qytetit është 20 minuta në këmbë. Ka edhe dhoma private, edhe në grup. Biçikleta, ËiFi dhe mëngjesi janë të gjitha falas!

Çmimi: fillon nga $18/nata

Off Paris Seine – Paris, France

Parisi ka një bukuri historike më tepër sesa moderne, por ky hotel që pluskon mbi lumin e Senës është padyshim modern dhe i përshtatshëm për Instagram. Bari dhe pishina i japin një hijeshi prej pushimesh vipash (ka edhe komardare mjelma ngjyrë ari). Kokteilet e shijshme nuk ngelin pas.

Çmimi: fillon nga $170/nata

Village Flottant de Pressac – Pressac, France

20 kabina prej druri pluskojnë në liqen në një pyll të mbrojtur. Mund të shkosh atje me varkë ose nga ura. Çdo kabinë është tejmase e rehatshme dhe ka akses në ujë, sepse, ndodhen mbi ujë. Noti dhe peshkimi janë atraksionet më të mëdha. Turistët mund të shijojnë aktivitete edhe në tokë: hiking, xhiro me biçikleta dhe barbekju.

Çmimi: fillon nga $106/nata

Salt & sill –  Tjörn, Suedi

Dëshironi të shkoni në një vend romantik me partnerin tuaj? Rezervoni në këtë ‘boatel’ (boat hotel) në Tjorn të Suedisë. Mund të rezervoni edhe suitën me pamje nga fjordet skandinave nëse dëshironi t’i bëni përshtypje të dashurës tuaj. Gjatë udhëtimit mos lini pa shijuar ushqimet suedeze që servir hoteli dhe saunën./Opinion.al

Çmimi: fillon nga $246/nata

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko