-Jetë dhe Stil, -Shëndeti, Metro, Te Fundit, Të Gjitha

3 mënyra magjike për të përdorur xhelin e Aloe Verës në stinën e verës

Aloe Vera nuk quhet kot bima e jetës, pasi përdorimi i saj gjen vend në shumë aspekte. Ajo mund të përdoret si në përmirësimin e shëndetit, ashtu edhe në pamjen fizike. Tani që jemi në stinën e verës, të gjithë ju që keni një bimë Aloe Vera në shtëpi duhet të ndiheni me fat. Ne do ju japim 3 mënyra se si mund të përdorni xhelin e kësaj bime për veten tuaj.

1 – Për qetësimin e djegieve të plazhit

Të gjithëve ne na ndodh që të digjemi të paktën njëherë nga dielli në plazh, dhe të gjithë e dimë se sa torturuese ëshë kjo gjë. Për këtë arsye Aloe Vera mund të jetë shpëtimtare. Nëse ju merrni xhelin e bimës dhe e përzieni me pak kos dhe vaj ulliri, deri sa të krijohet një mas homogjene, keni krijuar kremin perfekt. Aloe Vera ndihmon në qetësimin e lëkurës dhe përzierë me kosin mund të bëjë magji në lëkurën tuaj.

2 – Për hidratim

Trupi ka shumë nevojë të hidratohet gjatë stinës së verës, dhe ndonjëherë vetëm konsumi i ujit nuk mjafton. Për të përfituar një pije hidratuese, freskuese dhe shumë të shëndetshme, provoni të përzieni në një blender ujë, xhel nga aloe vera, limon dhe kastravec. Këtë lëng mund ta konsumoni gjatë ditës sipas dëshirës.

3 – Për largimin e mushkonjave

Mushkonjat janë gjëja më e bezdisshme që mund të na ndodh në verë. Pickimi i tyre mund të na lërë pa gjumë dhe mbi të gjitha mund të na krijojë shenja në lëkurë. Aloe Vera mund t;i mbajë larg ato edhe më mirë se ilaçet kundra tyre. Mjafton të aplikoni xhelin e saj në lëkurë gjatë darkës dhe sapo i keni dhuruar vetes një gjumë të qetë./Opinion.al

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko