Aktualitet

3.4 milionë euro/ Balla në gjykatë: Do e pres Lulzimin, duhet të më kërkojë ndjesë për shpifjet

               Publikuar në : 13:26 - 10/07/18 |
ri.de.

Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ishte sot në Gjykatën e Krimeve të Rënda aty ku ai ka depozituar një padi për shpifje ndaj kryetarit demokrat, Lulzim Basha. Bëhet fjalë për deklaratën e famshme të Bashës “Mos u zgerdhi se ta kanë kapur Toyotë-n Yaris me 1 milionë euro”. Pas deklaratës së Bashës në parlament, në të vertete mbërriti në Durrës një Toyota me plot 3.4 milionë euro. Balla e ka mohuar lidhjet me këto para që dyshohet se vijnë nga aktiviteti kriminal dhe për këtë ka kërkuar të përballet me Lulzim Bashën edhe në gjykatë.

Deklarata e Ballës:

“Mezi pres të përballem me Luzlim Bashën dhe personi i parë që duhet të thirret për këtë çështje është se duhet të thirret Lulzim Basha. Apeli im për prokurorinë e Krimeve të Rënda është që të thirret Basha që siç ka bërë akuza në Kuvend të vijë të flasë sepse ka njohje me ta. Ai i njeh personat e përfshirë në kapjen e eurove në ‘Toyota’. Kam dyshime që ai i njeh dhe dy personat e tjerë të cilët kanë qenë prezentë në çadrën e Lulzimit. Kjo është një instancë e parë ku për shkak të mos ngritjes së institucioneve të reja dosja edhe mund të transferohet. Pas kësaj akuze të turpshme se në fund të këtij procesi që mund të jetë edhe i gjatë, me vendim gjykate Lulzim Basha do më kërkojë ndjesë për shpifjet mua. Unë jam gati të përballem me Lulzim Bashën dhe Lulzimi duhet të vijë me doemos”, përfundoi Balla.

Pas