-Teknologji, Metro, Te Fundit

28 vite më parë shpiku teknologjinë “WWW”: Ja çfarë thotë sot inxhinieri që ndryshoi botën

Më 12 mars 1989, Tim Berners Lee, inxhinier informatike i CERN-it të Gjenevës, i paraqiti eprorit të vet një propozim për optimizimin e shkëmbimit të informacionit ndërmjet seksioneve, laboratorëve dhe grupeve të ndryshme kërkimore brenda institutit. Në atë fletë, që eprori gjeti mbi tryezën e punës ishte i shkruar një algoritëm, i cili, me bashkëpunimin e inxhinierin, Robert Cailliau, do të kthehej në World Wide Web, ajo që ne sot e quajnë internet.

Pikërisht sot, 28 vite pas kësaj shpikjeje që ka ndryshuar rrënjësisht botën, Berners Lee shpreh shqetësimin e tij lidhur me ndryshimet që ka pësuar interneti gjatë viteve të fundit.

3E2ECDAE00000578-4305350-Tim_Berners_Lee_wrote_the_blueprint_for_what_would_become_the_Wo-a-2_1489292926601

“Gjatë 12 muajve të fundit, jam shqetësuar gjithnjë e më tepër rreth tre tendencave të reja që besoj se duhet të trajtohen me kujdes, në mënyrë që web të përmbush potencialin e tij si mjet i vërtetë i cili shpërben për gjithë njerëzimin”- thotë ai përmes një deklarate të bërë nga Londra.

Ai është shprehur i shqetësuar lidhur me rrjete sociale që cenojnë privatësinë dhe lajmet e rreme që sot po pushtojnë botën.

Inxhinieri Tim Berners-Lee ka thënë gjithashtu se ka hartuar një plan për të shpëtuar internetin nga ndryshimet që po pëson dhe keqpërdorimin e tij, megjithëse ende nuk ka zbuluar më tepër nga plani i tij./opinion.al

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko