Aktualitet

28 Nëntori, Qeveria jep “dhuratë” 5 ditë pushim


               Publikuar në : 16:21 - 21/11/18 |
b.f

Eshtë një ditë festë, 28 Nëntori, por qeveria ka vendosur që punonjësit e administratës, shkollat dhe spitalet të bëjnë plot 5 ditë pushim.

Sot në mbledhjen e qeverisë është vendosur shpallja si ditë pushimi të premten e javës që vjen, datë 30 nëntor 2018. Kjo bën që javën e ardhshme festat të nisin që të mërkurën më 28 Nëntor e të vazhdojnë deri të dielën më 2 Dhjetor.

Ata që përfitojne janë punonjësit e administratës shtetërore të cilët do të kenë mundësi të punojnë vetëm dy ditë, të hënën dhe martën e javes që vjen.

Vendimi i Qeverisë thekson se dita e punës e datës 30 nëntor do të zëvendësohet në një nga ditët e pushimit brenda këtij viti.

Pas