-Jetë dhe Stil, Metro, Te Fundit, Të Gjitha

2018, viti i trazirave të mëdha dhe sulmeve me armë kimike: Profecia e burrit që parashikoi fitoren e Trumpit

Burri që parashikoi fitoren e pabesueshme të Donald Trump, dhe daljen e Britanisë nga Europa, ose ndryshe “Brexit”, është rikthyer sërish me parashikimet e tij për 2018. Craig Hamilton-Parker, ka parashikuar se do të ndodhë një sulm terrorist në një autostradë kotorrash në Britani, një revolucion në Korenë e Veriut, i cili do të rrëzojë regjimin e Kim Jong-Un, dhe një sulm me armë kimike nga drona në një qytet Europian.

“2018 do të jetë një vit i turbulluar nga politika dhe një krizë mjedisore e shkaktuar nga moti i paprecedent” – ka shkruar ai në blogun e tij. Ai gjithashtu ka parashikuar edhe fejesën e Princ Herry-t me Meghan Markle.

Parashikuesi në fjalë ka qenë shumë i saktë në parashikimet e tij, për sa i përket eventeve globale. Ai ka gjetur një sërë sulmesh terroriste dhe ka parashikuar edhe krizën ekonomike në botë.

Për sa i përket Amerikës, Parker e gjeti saktë që Hillary Clinton do të distancohej nga politika në vitin 2017.

Parashikimi i tij më i frikshëm për 2018 ishin katastrofat natyrore, të cilat ai i ka cilësuar si “parashikimi numër 1” për vitin e ardhshëm.

“Ambienti është i pari në listën time, sepse e ndjej që në 2018 do të përballemi me tërmete të paprecedent, shpërthime vullkanike, dhe një mot shumë kapricoz. “ – tha ai.

“E kam thënë këtë prej vitesh, jo thjesht prej ngrohjes globale, por edhe aktivitetit në rritje të diellit. Kemi parë uragane të tmerrshme, por edhe më të tmerrshme do të jenë ato që do vijnë”.

Një nga parashikimet e tij për 2018 është edhe shpërthimi i Vesuvit në Itali, dhe kjo do të sjellë evakuimin e të gjithë Napolit. Një tërmet i fuqishëm do të godasë Zelandën e Re. Një lumë uraganesh do të godasin Karaibet, Kaliforninë dhe Australinë, dhe gjithashtu Kinën dhe Indinë. Në disa prej ujërave në ju do të jetë thuajse e pamundur lundrimi për shkak të shkëputjes së një blloku masiv me akull nga Antraktida.

Lajmi i vetëm i mirë për 2018 është se njerëzit do të kenë një rritje shpirtërore e cila do t’i bëjë të jenë më të afërt me njëri-tjetrin- tha ai në fund./Opinion.al/E.SH

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko