-Emisioni më i parë, InstaBIZ, Te Fundit

20-vjetori i ‘Opinion’/ Kur Fevziu intervistoi Mbretëreshën Geraldina

Emisioni “Opinion” është një nga emisionet më jetëgjatë në televizionet shqiptare ku edhe gazetari që e moderon ka qenë i përhershmi, Blendi Fevziu.

Ky emision bëhet pjesë e çdo familje nga e hëna në të enjte dhe trajton çdo temë dhe problematik nga aktualiteti. Sapo është mbyllur sezoni i 20-të që nga transmetimi i parë më 31 Gusht të 1997.

Çdo ditë deri në shtator ku edhe do të ketë një organizim special nga ana e stafit te këtij emisioni, drejtuesi i tij Blendi Fevziu dhe stafi kanë vendosur të ndajnë foto retro nga intervistat më të bujshme realizuar në këtë emision. Të parën foto që postoi ishte ajo e 31 Janarit të vitit 2002, kur realizoi debatin mes Nanos dhe Berishës. Pak minuta më parë Fevziu ndau një foto të veçantë të shkëputur nga intervista me Mbretëreshën Geraldina. Një intervistë që u zhvillua në Johanesburg, në Afrikën e Jugut. Ishte Maj, 1999. /Opinion.al

 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko