-Kronikë, Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Të Gjitha

11 ton drogë në Përmet shkrijnë policinë në Gjirokastër e Përmet

Mbi 11 ton hashash u kap në ish-magazinat e rezervave të shtetit në Përmet. Dy persona janë arrestuar. Ata kishin marrë me qira magazinat për të futur ushqimin për bagëtinë por i kishin ndërruar destinacion duke e mbushur me hashash. Sasia e madhe e drogës ka çuar në një sërë masash për drejtues e oficerë policie, duke çuar thuajse në shkrirje e policisë së qarkut të Gjirokastrës.

Kështu ndaj drejtorit të Policisë së qarkut Gjirokastër që ka në varësi dhe komisariatin e Përretit, Drejtues i Parë, Aranit Arapi ka filluar procedimi disiplinor.

Ndaj, Fatmir Hoxhës, me detyrë Zëvendësdrejtor për Hetimin e Krimeve në DVP Gjirokastër filloi procedimi disiplinor.

Më tej, Ermir Gërxhani, Shef i Komisariatit të Policisë Përmet shkarkohet nga detyra.

Ndaj Asim Beqirajt, Shef i Seksionit të Sigurisë Publike, në Komisariatin e Policisë Përmet filloi procedimi disiplinor.

Ndaj, Gentjan Shehut, shef i Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në DVP Gjirokastër filloi procedimi disiplinor.

Ndaj Agim Fejzos, Shef i Sektorit për Hetimin e Trafiqeve filloi procedimi disiplinor.

Pëllumb Qamo, me detyrë Ndihmës specialist SPZ, në Njësinë Administrative Piskovë, Bashkia Përmet u përjashtua nga Policia e Shtetit.

Kastriot Ndoj, Shef Seksioni për Krimet në Komisariatin e Policisë Përmet, për shkelje të rënda të Rregullores së Policisë së Shtetit  u shkarkua nga detyra.

Pavarësisht hartimit të planeve të veprimit si dhe ngritjes së grupeve të kontrollit, nga strukturat e Komisariatit të Policisë Përmet dhe Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër nuk janë ushtruar kontrolle në të gjitha ambientet e përcaktuara, përfshirë edhe magazinat në fshatin Pagri”, bëri të ditur Policia e Shtetit.

Komisariati i Policisë Përmet, si struktura përgjegjëse për kontrollin e territorit nuk është marrë asnjë informacion policor për kultivim, përpunim, grumbullim të lëndëve narkotike për vitin 2017 në territorin e Bashkisë Përmet.

Nga analiza e bërë në Drejtorinë e Policisë Shtetit mbi këtë çeshtje, u konstatuan një sërë shkeljesh të karakterit administrativ dhe disiplinor nga punonjës të strukturave të policisë në Komisariatin e Policisë Përmet dhe Drejtorinë e Policisë Vendore Gjirokastër.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko