Bota, Kryesore

10 gjëra që nuk i keni ditur për Mbretëreshën Elizabeth, do habiteni me disa prej tyre

Ajo mund të jetë monarkja më jetëgjatë në fron, dhe pavarësisht kësaj ka arritur të jetë shumë njeri privat dhe diskret. Fakti që asnjëri prej pjestarëve të familjes mbretërore në Britani nuk lejohet të ketë rrjete sociale, e ka bërë më të thjeshtë ruajtjen e privatësisë. Ka disa gjëra për mbretëreshën Elizabeth, të cilat as vetë britanikët nuk i dinë.

“The Independent” ka treguar 10 detaje mjaft interesante për mbretëreshën Elizabeth, të cilat mund edhe t’ju habisin. Zbulojeni si më poshtë:

1 – Ajo nuk është njeriu më i pasur në Britaninë e Madhe – Ajo madje as nuk është shfaqur prej 3 vitesh në listën e 300 personave më të pasur në Britani, edhe pse ka një pasuri prej 340 milion paund.

2 – Ajo ka qenë pjesë e filmave apo serialeve më shumë se 100 herë – Kuptohet që nuk ka qenë vetë ajo, por aktorë të cilët kanë pasur rolin e saj. Megjithatë fama e Mbretëreshës është aq e madhe, sa shumë filma dhe seriale të njohur, e kanë bërë pjesë të tyren.

3 – Ajo pi një gotë shampanjë çdo natë përpara gjumit – Dhe jo vetëm kaq, por mesa duket mbretëresha e preferon shumë alkoolin. Përpara dreke ajo konsumon gin, dhe gjatë drekës një gotë me verë, duke e ndjekur nga një gotë Martini, dhe më pas gotën e shampanjës përpara gjumit.

4 – Ajo nuk ka një pasaportë – Është e vetmja në gjithë Britaninë, apo edhe në familjen e saj që nuk ka nevojë për një të tillë. Kjo pasi vetë pasaportat janë në emrin e saj.

5 – Ajo ka dy ditëlindje – Mund të jetë  çuditshme, por edhe pse Mbretëresha ka lindur më 21 prill 1926, ditëlindja e saj festohet zyrtarisht në qershor.

6 – Ajo ka parë 13 kryeministra të ndryshëm në pushtet në Britani.

7 – Ajo është tifoze e Arsenalit

8 – E flet rrjedhshëm frengjishten

9 – Ajo mirëpret më shumë se 50.000 njerëz të ndryshëm në Pallatin e Buckingham, çdo vit

10 – Ajo është e martuar prej 70 vitesh/Opinion.al

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko